Takimi i Parashqevisë me djalin, a po fshihet diçka? (VIDEO)
Parashqevi Simaku gjatë takimit me djalin e saj
Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, më në fund ka takuar djalin e saj pas 15 vitesh ndarje.
Megjithatë, takimi ka nxitur diskutime dhe dyshime për sjelljen e tij dhe natyrën e vërtetë të këtij takimi.
Gazetari Tiron Halili e cilësoi takimin si të ftohtë nga ana e djalit, njofton Klankosova.tv.
“Kjo ndoshta lidhet me mënyrën si e njeh historinë e nënës së tij dhe distancën e krijuar mes tyre”, tha Halili.
Ndërsa psikologia Teuta Sadiku, e përshkroi takimin si një moment emocionalisht të ngarkuar.
“Nga aspekti psikologjik, ky ishte një takim i shumëpritur dhe një ndjesi shumë e fortë”, u shpreh Sadiku, në emisonin “Kosova Today” në Klan Kosova.
Ndërkohë, avokati Zace Islami ngriti dyshime mbi natyrën e takimit, duke thënë se ai dukej i inskenuar.
“Nëse djali do të ishte aq i malluar për nënën, ai do të shpërthente në dënesë”.
Por, në takim ishte shumë i qetë, i ftohtë, për të mos thënë se ishte një skenë e organizuar. Personi që e ka filmuar këtë moment duket qartë se e ka inskenuar”, deklaroi Islami.
Ka gjithashtu indikacione që Parashqevi po shfrytëzohet për përfitime financiare, tha ndër të tjerash avokati.
13 shoferë privohen nga liria për drejtim të
Trembëdhjetë shoferë janë privuar nga liria gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit për shkak të
RDK e rrethon Qeverinë me shirit të rrezikshmërisë:
Rinia Demokratike e Kosovës sot e ka rrethuar objektin e Qeverisë së Kosovës me shiritin e rrezikshmërisë, në mënyrë simbolike,
VLEN dhe BDI shkëmbejnë akuza për konkursin e
Bashkimi Demokratik për Integrim kundërshton deklaratën e zëvendësministrit të Brendshëm Astrit Iseni, se nuk ka pasur interesim të mjaftueshëm të