Rrahje në sheshin “Nëna Terezë” midis disa personave, policia shoqëron disa prej tyre në stacion
Një përleshje midis disa personave ka ndodhur minuta më parë në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.
Kjo është konfirmuar edhe nga ana e Policisë së Kosovës.
Nga Policia kanë bërë të ditur se lidhur me rastin janë shoqëruar në stacionin policor pesë persona.
“Tre persona të lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme operativo-policore me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në njoftim.