Videoja që shfaq tigrin si kafshë shtëpiake teksa ndjek një burrë në shtëpi nxit reagime në internet
Emiratet e Bashkuara Arabe të njohura për jetë luksoze, së fundmi mbajtjen e kafshëve të egra si shtëpiake e kanë shndërruar në diçka të zakonshme.
Pamjet e një tigri teksa ndjek një burrë brenda një shtëpie në Dubai, kanë bërë bujë në rrjete sociale.
Disa shikues e cilësuan si “të tmerrshme”, ndërsa të tjerë u shprehën të shqetësuar për mbylljen e kafshës në shtëpi.
“Vetëm në Lindjen e Mesme”, thuhet në mbishkrimin e videos e cila ka grumbulluar katër milionë shikime.
Vlen të theksohet se Emiratet e Bashkuara Arabe në vitin 2017 ndaluan pronësinë private dhe tregtimin e kafshëve të egra.
Qytetarët që zbutin kafshët e egra për t’i mbajtur si shtëpiake, përballen me një gjobë prej 136 mijë dollarësh ose gjashtë muaj burg. /Telegrafi/
View this post on Instagram