Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Këngëtarja e njohur Rovena Stefa u eliminua të premten nga çerekfinalja e spektaklit të shumëpërfolur, Big Brother VIP Kosova.
Dalja e saj shënoi fundin e një udhëtimi të mbushur me sfida, debate dhe momente të veçanta brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Vetëm një ditë pas eliminimit, Rovena u rikthye në jetën e saj të përditshme, duke ndarë me ndjekësit një video nga mëngjesi në shtëpinë e saj në Bernicë, në periferi të Prishtinës.
Ajo u shfaq duke pastruar borën në oborrin e saj, një detaj që tërhoqi vëmendjen duke qenë se e shtuna në kryeqytet ishte e mbuluar nga një shtresë e dendur bore.
“E lumtur që jam e lirë në shtëpinë time,” shkroi Rovena në mbishkrimin e videos, duke dhënë kështu reagimin e saj të parë pas daljes nga spektakli. Postimi reflektonte qetësi dhe kënaqësi për t’u rikthyer në hapësirën e saj personale, larg presionit të lojës dhe kamerave.
Fansat e saj, të cilët e kanë mbështetur gjatë gjithë rrugëtimit të saj në BBVK, kanë komentuar pozitivisht, duke e përgëzuar për performancën e saj dhe për kthimin në jetën e përditshme.
Rovena, një emër i njohur në skenën muzikore shqiptare, ka treguar edhe brenda shtëpisë së BBVK se di të përballet me sfida, duke sjellë autenticitet dhe energji.
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë
Një fëmijë është shpëtuar falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipit mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë,
Një valë tjetër mërgimtarësh drejt vendlindjes, ja si
Një valë tjetër mërgimtarësh tanimë janë nisur drejt vendlindjes për pushimet verore. Në pikat kufitare janë shtuar pritjet e gjata
Ferati: Ministria për Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve u gjet
Ministri për Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve, Agon Ferati, deklaroi se ka gjetur një institucion me mungesë strategjie, organizimi dhe kushte bazë