Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Vota e Diasporës/ Celibashi informon emigrantët: Patenta italiane s’e përmban adresën, mos e ngarkoni! S’vlen as leja e qëndrimit
Shqipëri

Vota e Diasporës/ Celibashi informon emigrantët: Patenta italiane s’e përmban adresën, mos e ngarkoni! S’vlen as leja e qëndrimit

January 21, 2025

AA

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi i është përgjigjur pyetjeve të Diasporës ditën e sotme (21 Janar) në një konferencë të mbajtur live në Facebook.

Shqetësimet e emigrantëve shqiptarë nga të gjitha vendet e botës ishin nga më të ndryshmet dhe kryesisht ajo që ka të bëjë me dokumentin e identifikimit që duhet përdorur për regjistrim dhe adresa e banimit ku do shkojë fleta e votimit.

Një nga pyetjet interesante ishte edhe ajo se ‘patentat italiane nuk e përmbajnë adresën e banimit’.

“Nuk duhet ta ngarkoni këtë dokument. Ngarkoni një dokument që përmban adresën”, ishte përgjigja e Celibashit, duke lënë të kuptohet edhe një herë se adresa duhet patjetër e saktë e personit që aplikon apo regjistrohet në KQZ.

Gjithashtu ai shpjegoi se dokumentet e ngarkuara në sistem duhet të jenë dokumente të lëshuara nga shteti ku kanë vendbanimin apo vendqëndrimin, me qëllim për të vërtetuar adresën e tyre.

Pyetjes “Pse nuk pranoni screenshot të Google Map?”, ai iu përgjigj:

“Nuk është dokument. Duhet një dokument që përmban emrin tuaj dhe adresën që ju keni deklaruar. Çfarëdolloj dokumenti që i ka të dyja këto”.

Kurse për refuzimin e ngarkimit të lejes së qëndrimit nga KQZ, kreu i institucionit shpjegoi se “ai tregon që ju jeni legal në shtetin ku qëndroni, por ai nuk përmban adresën ku ne do t’ju dërgojmë fletën e votimit. Duhet vërtetuar me çfarëdolloj dokumenti që ju posedoni”.

Celibashi dha edhe orientime që emigrantët të verifikojnë mesazhet që u vijnë për përgjigjet apo të hyjnë në PER dhe ta shikojnë sqarimin nëse janë refuzuar, duke komunikuar edhe me sistemin e ndihmës.

Një qytetar e pyeste se ndodhej në SHBA dhe ‘nuk po i pranohej numri personal’.

“E çuditshme të ndodhë. Kemi në database çdo qytetar shqiptar. Ngarkoni numrin personal shqiptar, por jo atë amerikan, si Social Security Number që lëshon SHBA. Ai nuk vlen për këtë proces”, shpjegoi kreu i KQZ.

Ai shtoi se edhe vërtetimi i lëshuar nga personi që i strehon emigrantët vlente dhe mund ta bashkëlidhnin. Por tha se nuk mund të pranohen zarfet që përmbajnë adresën në vetvete. Po kështu nuk vlente as fatura e blerjes së produkteve, sepse ishin thjesht të lëshuara nga dyqanet për shërbime të ndryshme.

“KUJDES: Dokumenti të përmbajë adresën që ju deklaroni dhe të ketë edhe emrin tuaj. Të jetë i ngarkuar qartë që të kuptohen dhe lexohen të dhënat. Linjat e ndihmës së KQZ janë në dispozicion”, përfundon në sqaron KQZ-ja për këtë proces.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Toshkovski: Iva Mihailova nuk u ndihmua nga policia, nuk është

November 13, 2026
Kosovë

“Marrja e Zotit”, Osmani e ashpër ndaj të gjeturave të

November 13, 2026
Maqedoni

Fillon debati për buxhetin e vitit 2027 në RMV, janë

November 13, 2026
Kosovë

“Ti m’ke thonë ka me t’bo masazh”- ish profesori i

November 13, 2026
Maqedoni

Shasivari para murit të Berlinit: Liria nuk është dhuratë, por

November 13, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5162
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15471
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Toshkovski: Iva Mihailova nuk u ndihmua nga policia,

Hetimi i deritanishëm për arratisjen e të akuzuarës Iva Mihailova ka treguar se ajo nuk është regjistruar as gjatë hyrjes

Kosovë

“Marrja e Zotit”, Osmani e ashpër ndaj të

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka folur në Kanal 10 për shkeljet të shumta në institucionet e nivelit lokal e

Maqedoni

Fillon debati për buxhetin e vitit 2027 në

Komisioni Parlamentar për Financat dhe Buxhetin ka filluar shqyrtimin e Propozimit të Buxhetit të vitit 2027 në lexim të dytë.

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.