Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Shasivari para murit të Berlinit: Liria nuk është dhuratë, por fitore e demokracisë
Maqedoni

Shasivari para murit të Berlinit: Liria nuk është dhuratë, por fitore e demokracisë

November 13, 2026

AA

Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, gjatë qëndrimit në Berlin ka vizituar zonën pranë Murit të Berlinit, prej nga ka përcjellë një mesazh për lirinë, demokracinë, drejtësinë dhe rëndësinë e partneritetit transatlantik.

Përmes një publikimi në rrjetet sociale, Shasivari ka theksuar se Muri i Berlinit mbetet simbol i ndarjes dhe shtypjes, por edhe i triumfit të lirisë dhe vullnetit të njerëzve për demokraci e dinjitet.

“Rënia e Murit të Berlinit dëshmoi se diktaturat nuk janë të përjetshme, se kufijtë e imponuar nuk mund ta mposhtin lirinë dhe se e ardhmja u takon shoqërive që zgjedhin demokracinë dhe shtetin e së drejtës”, ka shkruar Shasivari.

Ai është ndalur edhe te prania pranë portës ushtarake amerikane në Berlin (US Military Port), duke e cilësuar atë si kujtesë të rëndësisë së aleancave, sigurisë dhe partneritetit transatlantik.

Në cilësinë e ministrit të Drejtësisë, Shasivari ka përcjellë edhe një mesazh lidhur me sfidat e institucioneve dhe sundimin e ligjit.

“Besoj se muri më i rëndësishëm që duhet ta rrëzojmë çdo ditë është muri i padrejtësisë, korrupsionit dhe mosbesimit ndaj institucioneve”, ka theksuar ai.

Sipas Shasivarit, liria mbrohet përmes demokracisë, siguria përmes aleancave, ndërsa drejtësia përmes institucioneve të forta dhe të përgjegjshme.

“Berlini, simbol i historisë dhe frymëzim për të ardhmen evropiane”, ka përfunduar ministri mesazhin e tij. (INA)

Previous post
Të fundit
Maqedoni

Shasivari para murit të Berlinit: Liria nuk është dhuratë, por

November 13, 2026
Maqedoni

DAP publikon listën e borxhlinjëve: 5.200 qytetarë dhe kompani me

November 13, 2026
Kosovë

Bekim Sali takim me Kurtin në Dublin, ja çfarë biseduan

November 12, 2026
Maqedoni

Bekim Sali takim me Kurtin në Dublin, çka u bisedua?

November 12, 2026
Kosovë

“Do të dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë”, Ambasada britanike kundërshton

November 12, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5160
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15469
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

DAP publikon listën e borxhlinjëve: 5.200 qytetarë dhe

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka bërë publike listën e fundit të borxhlinjve për muajin nëntor. Në të figurojnë

Maqedoni

Bekim Sali takim me Kurtin në Dublin, çka

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, në kuadër të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Evropian

Maqedoni

AKI porosi Afrim Gashit: “Nuk po vendos vetë,

Grupi parlamentar i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, duke e akuzuar

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.