
Shorti i të premtes: Si funksionon dhe cilat janë përballjet e mundshme
Play-off-et për fazën eliminatore janë një tipar i ri i formatit të ri të Ligës së Kampionëve. Tetë skuadrat e para në tabelën e ligës do të kalojnë direkt në fazën e 16-të, ndërsa skuadrat e renditura në vendin e nëntë deri në vendin e 24-të do të hyjnë në fazën eliminatore me play-off. Ekipet do të përballen me njëra-tjetrën në dy ndeshje, ku fituesit do të kalojnë në fazën e 16-të. Shorti do të hidhet të premten, më 31 janar.
Skenari është vërtet i komplikuar: suksese ka rezultuar vetëm për Atalanta në playoff, e cila do të përballet me një mes Sportingut dhe Klub Brizh, dhe më pas në 1/16 mund të përballet me një mes Lille-s dhe Aston Villa-s.
Për Milanin dhe Juventusin, një përplasje e mundshme tashmë në playoff dhe më pas, në rast kalimi në turin tjetër, mundësi konkrete për një tjetër derbi ndaj Interit. Nuk po shkojnë mirë as skuadrat e tjera: Man. Siti, i cili arriti të kalonte në play-off falë fitores ndaj Klub Brizhit, me siguri do të përballet me një nga Bajern Munihu dhe Real Madridi.
Ana e argjendtë e tabelës
Monako ose Brest kundër PSZH ose Benfica. Kush do të kalojë do të përballet me Liverpullin ose Barcelona
Sportingu ose Brizhi kundër Atalanta ose Borussia Dortmund dhe kush kalon, do të jetë kundër Lille ose Aston Villa
Seltiku ose Man. Siti kundër Real Madridit ose Bajern Muniht dhe kush kalon tutje do të jetë kundër Atletiko Madridit ose Bajer Leverkuzenit
Fejnordi ose Juventusi kundër Milanit ose PSV Aindhoveni dhe kush fiton do të sfidojë Arsenalin ose Interin
Ana blu e tabelës
Brest ose Monako kundër Benfika ose PSZH. Kush kalon do të jetë kundër Barcelonës ose Liverpullit.
Brizh ose Sporting kundër Borussia Dortmund ose Atalanta. Kush kalon, kundër Aston Villa ose Lille
Man. Siti ose Seltiku kundër Bajern Munihut ose Real Madrid. Kush kalon, kundër Bajer Leverkuzenit ose Atletiko Madridit
Juventusi ose Fejnordi kundër PSV Aindhovenit ose Milanit. Kush kalon, kundër Interit ose Arsenalit.
Si funksionon shorti?
Turneu, nga kjo pikë e tutje, do të ketë një short të stilit të tenisit. Ekipet që përfunduan fazën e ligës midis vendit të 9-të dhe 16-të do të vendosen në shortin e parë të fazës eliminatore dhe do të përballen me një ekip të renditur nga 17 deri në 24. Skuadra e klasifikuar më mirë do ta luajë ndeshjen e kthimit në shtëpi.