FIA cakton terminet e gjashtë garave të sprintit në Formula 1
Më 16 mars, në Australi, do të nis sezoni 2025 i Formula 1. Gjithsej do të jenë 24 gara, që do t’u shtohen edhe 6 gara sprint që do të zhvillohen në disa nga pistat e përzgjedhura nga FIA.
Gara e parë sprint do të zhvillohet në Kinë, më 23 mars, një javë pas fillimit të Botërorit. Më pas, gara e dytë sprint do të jetë më 3 maj, në pistën e Majamit. Ndërsa gara e tretë sprint, do të zhvillohet në pistën tradicionale “SPA”, në Belgjikë, më 27 korrik. Gara e katërt sprint do të jetë më 18 tetor, sërish në Amerikë, këtë herë në pistën e Ostin. Dy të fundit janë Brazil, më 8 nëntor dhe në Katar, më 29 nëntor.
Si gjithnjë, garat sprint janë 100 km dhe fituesi i merr 8 pikë, i dyti 7 pikë e kështu me radhë deri në vendin e tetë, që merr 1 pikë.