Niko Kovaç cakton kapitenin te Dortmundi dhe shpalos misionin e tij
Emre Xhan do të mbetet kapiten i Borusia Dortmund edhe nën drejtimin e trajnerit të ri Niko Kovaç. Është vetë trajneri kroat ai që e konfirmoi këtë gjë në një konferencë për shtyp. Kovac u shpreh se 31-vjeçari do të mbajë shiritin e kapitenit.
“Unë e konsideroj Emre një lider. Ai është një ndërkombëtar gjerman. Ai mbetet kapiten, unë tashmë fola me të për këtë çështje”.
Me Dortmund aktualisht në vendin e 11-të, një zhgënjim, Kovaç është i vendosur të rregullojë situatën dhe ta çojë klubin më lart në tabelën e renditjes.
“Ne jemi të gjithë këtu për të punuar te Borussia dhe qëllimi është të arrijmë maksimumin. Jemi të 11-të në renditje, por nuk dua të flas për këtë gjë. Kjo do të vendoset në fund, kampionati do të vendoset shumë vonë”, shtoi Niko Kovaç.
“Ndeshjet e fundit do të jenë vendimtare. Duhet të kemi qëndrueshmëri. Kjo është arsyeja pse ne duam të punojmë shumë. Shpresa vjen nga puna e palodhur”, shtoi kroati.