![Drejtoi makinën në gjendje të dehur, burg me kusht për Depaj](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2025/02/Depaj-850x560.jpg)
Drejtoi makinën në gjendje të dehur, burg me kusht për Depaj
Ish-futbollisti i Man. Junajtedit dhe Barcelonës, Memfis Depaj, është dënuar me katër muaj burg në Monako për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.
Ngjarja ka ndodhur më 6 gusht 2024, kur policia e ka ndaluar dhe i ka matur 1.01 promilë alkool në gjak, më pas çështja është dërguar në gjykatë.
Depaj në karrierën e tij ka luajtur për PSV, Man. Junajted, Olimpik Lion, Barcelonë dhe Atletiko Madridin, ndërsa tani vesh fanellën e skuadrës braziliane Korintians.