![Klubet e Premier Ligës mendojnë për shkurtimin e afatit të transferimit](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2025/02/Premier-Liga-e-Anglise.jpg)
Klubet e Premier Ligës mendojnë për shkurtimin e afatit të transferimit
Drejtuesit e kampionatit elitar anglez, Premier Ligës po mendojnë një ndryshim të madh në kuadër të transferimeve. Sipas “The Telegraph”, klubet e Premier Ligës po diskutojnë për shkurtimin e afatit kalimtar dimëror në dy javë dhe mbylljen e afatit veror para fillimit të sezonit. Qëllimi është të minimizohen ndërprerjet për menaxherët dhe skuadrat sapo të fillojnë ndeshjet.
Një ndryshim i ngjashëm i afatit kalimtar veror u testua në 2018 dhe 2019, por u anulua pasi ligat e tjera evropiane i mbajtën afatet e tyre të hapura deri në fund të gushtit. Me Superligën e Arabisë Saudite tani një forcë kryesore e tregut të transferimeve, mund të merret parasysh përafrimi me ligat e tjera.
Drejtorët sportiv të klubeve debatuan propozimin të enjten, me pronarët e vendosur të votojnë në një mbledhje të ardhshme të aksionarëve.
Klubet angleze dominuan afatin e janarit me një shpenzim neto prej 320 milionë euro, më shumë se dyfishi i asaj të Arabisë Saudite (142 milionë euro).