Xherdan Shaqiri me dy gola ngjit Bazelin në krye të renditjes
Xherdan Shaqiri duket se ka rilindur te Bazeli. Futbollisti me origjinë shqiptare, realizoi dopietë nga pika e bardhë e penalltisë në triumfin 2-1 që skuadra e tij arriti me përmbysje ndaj Luzern.
Falë këtij suksesi Bazeli arriti të rrëmbente kreun e renditjes me 40 pikë në 22 ndeshje, dy më shumë se Lugano e vendit të dytë.
Për sa i përket shifrave të Shaqirit, 33-vjeçari në 18 ndeshje ka arritur të shënojë 8 gola si dhe ka dhuruar 11 asiste. Gjithashtu futbollisti me origjinë shqiptare ka shënuar edhe 2 gola në Kupë.