
Nejmari duhet të presë për të fituar një titull me Santosin
Skuadra e tij u mund nga Korintiansi (2-1) në gjysmëfinalen e Campeonato Paulista, duke u eliminuar nga gara.
I lënduar në pjesën e pasme të kofshës së majtë gjatë fitores në çerekfinale kundër Bragantinos, Nejmari nuk u preferua asnjë minutë, edhe pse ishte në stol.
“Nejmari kishte ende dhimbje. E vetmja gjë që menduam ishte që lojtari kishte ende një shqetësim dhe unë nuk rrezikoj. Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur që Nejmari të mos lëndohet,” tha trajneri Pedro Kaiksinja pas ndeshjes.