Eksperti turk rekomandon frutat e thata për ushqyerje të shëndetshme gjatë Ramazanit
Kreu i Departamentit të Inxhinierisë Ushqimore pranë Universitetit Tekirdağ Namık Kemal (NKU), prof. dr. Ismail Yılmaz, rekomandon konsumimin e frutave të thata për ushqyerje të shëndetshme dhe të ekuilibruar gjatë muajit të Ramazanit.
Në një deklaratë për Anadolu, Yılmaz tha se duhet bërë kujdes se çka konsumojmë pas iftarit.
Duke tërhequr vëmendjen në të ushqyerit e kontrolluar gjatë iftarit, ai tha se duhet plotësuar nevojat për energji, vitamina dhe minerale në iftar.
Ai theksoi se frutat e thata janë ushqime të pasura për nga mineralet dhe vitamina. “Në këtë aspekt duhet të konsumohen bajamet, lajthitë, arrat dhe fëstëkët. Kur frutat e thata konsumohen rreth gjysmë ore pas iftarit, trupi mund t’i thithë ato shumë më mirë pa asnjë problem”, u shpreh ai.
Yilmaz shtoi se pemët duhet të konsumohen të paktën 2 orë pas iftarit.
Ai rekomandon edhe mos konsumimin e ushqimeve të yndyrshme. “Rekomandojmë të shmangni ushqimet me shumë yndyrë. Ne rekomandojmë veçanërisht konsumimin e sallatave të bëra nga perime me gjethe jeshile”, tha Yılmaz./TRT ALBANIAN/