VIDEO / Mesi dërgon Inter Majamin në çerekfinale të “CONCACAF”
Lionel Messi ka shënuar gol menjëherë pas rikthimit të tij te skuadra e Inter Majamit, pasi ishte jashtë fushave për disa javë shkaku i vendimit të trajnerit. Inter Majami siguroi vendin e tyre në çerekfinalet e Kupës së Kampionëve “Concacaf”, duke mundur 2-0 Kavalier SC të Xhamajkës në ndeshjen e dytë të ndeshjes së fazës së 1/8-të, duke rezultuar në një fitore të përgjithshme 4-0.
Ndeshja, e zhvilluar në stadiumin kombëtar në Kingston të Xhamajkës, pa golat nga kapiteni Lionel Mesi dhe sulmuesit Luis Suarez. Ky i fundit hapi rezultatin në minutën e 37-të me penallti për 0-1, ndërsa Messi vulosi fitoren 0-2 me një gol të bukur në kohën shtesë.
MESSIIIII 🐐
Leo Messi scores in stoppage time for Inter Miami! 🙌 pic.twitter.com/aLPTga0Ynd
— FOX Soccer (@FOXSoccer) March 14, 2025
Vlen të theksohet se Messi ishte jashtë fushave për disa javë, ku mungoi disa ndeshje dhe në këtë takim u inkuadrua në lojë vetëm në minutën e 53-të.
Pas kësaj fitore, Inter Majami do të ndeshet në çerekfinale me rivalët e tyre të Major League Soccer, Los Angeles FC.