Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Ligjet e rëndësishme mbesin pezull, kërkohet miratimi i tyre para 6 tetorit
Kosovë

Ligjet e rëndësishme mbesin pezull, kërkohet miratimi i tyre para 6 tetorit

October 3, 2026

AA

Kur afati për zgjedhjen e presidentit po ngushtohet, projektligje të rëndësishme që prekin jetën e qytetarëve kanë mbetur pa u miratuar.Në rast se nuk ka zgjidhje politike, këto çështje do të mbesin pezull edhe më tej. Ushtruesja e detyrës së presidentes, njëherësh kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, thotë se ligjet do të trajtohen së shpejti në parlament. Ndërsa, njohësit e fushës kërkojnë që ligji për ndarjet buxhetore, ligjet që janë të nevojshme për Planin e Rritjes, marrëveshjet ndërkombëtare si dhe ai për Dhomat e Specializuara të trajtohen para 6 tetorit.

Kur Kosova po i afrohet afatit të fundit për zgjedhjen e presidentit, në Kuvend kanë mbetur pa u miratuar një varg projektligjesh dhe marrëveshjesh ndërkombëtare me rëndësi për vendin.

Njohësit e fushës kërkojnë që para 6 tetorit të trajtohen çështjet që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi, financa dhe përmbushjen e reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian.

E pyetur për këtë, ushtruesja e detyrës së presidentes, njëherësh kryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se projektligjet do të trajtohen së shpejti në parlament.

Mes ligjeve, ai për ndarjet buxhetore, ligjet për Planin e Rritjes si dhe marrëveshjet ndërkombëtare, kërkohet që të trajtohen më së largu në fillim të javës së ardhshme.

E në listën e çështjeve që po kërkohet vëmendje është edhe projektligji për Dhomat e Specializuara.

“Do të duhej që disa çështje kryesore të shkonin përpara. Veçanërisht ligjet që lidhen me Planin e Rritjes, ligji për ndarjet buxhetore, dy-tri ligje që mund të lidhen me ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare. Do të duhej t’i kushtohej kujdes të veçantë edhe projektligjit për Dhomat e Specializuara”, tha Naim Jakaj, hulumtues i lartë në IKD.

Por për miratimin e disa prej këtyre ligjeve, nevojiten edhe votat e opozitës.

Për ekspertët, një krizë e re politike nuk nënkupton vetëm zgjedhje të reja, por edhe ngadalësim të reformave, vonesa në miratimin e ligjeve që prekin jetën e qytetarëve e humbje të miliona eurove.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

UEJL shënon 25-vjetorin e themelimit me një ceremoni solemne dhe

November 20, 2026
Maqedoni

Agim Islami nga Shkupi: 18 vite burg, 18 vite heshtje,

November 20, 2026
Kosovë

Skandal në Spitalin e Prizrenit: Gjobitet me 3 mijë euro

November 20, 2026
Botë

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale,

November 20, 2026
Kosovë

Limaj viziton Kilajn pas shpalljes së pafajësisë: Të angazhohemi për

November 20, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5221
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15574
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

UEJL shënon 25-vjetorin e themelimit me një ceremoni

Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), sot shënoi 25-vjetorin e themelimit me një ceremoni solemne, në të cilën, krahas përvjetorit jubilar,

Maqedoni

Agim Islami nga Shkupi: 18 vite burg, 18

Sa herë afrohen zgjedhjet, politikanëve u kujtohen rastet e rënda, u zgjohet ndërgjegjja dhe u mbushet goja me drejtësi. Pastaj,

Kosovë

Skandal në Spitalin e Prizrenit: Gjobitet me 3

Sipas vendimit të 10 marsit 2026, të siguruar nga Insajderi, spitali i drejtuar nga Osman Hajdari nuk kishte arkivuar dosjet

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.