Bajern-Inter, Klinsman: Ndeshje e barabartë, do të bëj tifo për italianët
Jurgen Klinsman e ka lidhur jetën e tij mes Milanos dhe Mynihut. Sot jeton në Kaliforni dhe ka analizuar kualitetin e të dyja skuadrave.
“Është një mëkat që këto dy ekipe përballen me njëra-tjetrin kaq herët. Duhet të ishte një finale Champions-i. Imagjinoni sa e bukur”.
Çfarë do të thotë për ju Interi kundër Bajernit?
Një sfidë e bukur. Kujtoj në të shkuarën ndeshjen me golin e jashtëzakonshëm të Bertit. Sot, Bajerni kërkon që të bëjë gjithçka, sepse finalja luhet në shtëpinë e tyre. Por për Interin është shansi që të fitojë sërish një trofe në Europë.
Atëherë…
Po. Interi ka ndërtuar një skuadër të madhe. Është një organikë me dy formacione, kanë elementë në çdo pozicion. Interi ka një mënyrë të mirë të të luajturit dhe, me 3-5-2, i ndryshon shpesh pozicionet e lojtarëve. Më vjen për të qeshur kur mendoj që Bastoni shkon deri në fundore dhe kroson. I mungon vetëm që të shkojë ta godasë vetë me kokë. Interi është i bukur për t’u parë.
Çfarë i ka sjellë Kompani kësaj skuadre?
Duke e parë nga jashtë, Visent ka qenë shumë inteligjent për të pranuar të gjithë personat që bëjnë pjesë te Bajerni. E mori me qetësi aventurën dhe u përqendrua te puna me skuadrën. Politika e klubit nuk i intereson dhe mediat, gjithashtu. Kërkon që të vendosë në fushë formacionin më të mirë për të marrë rezultatet dhe e shoh të qetë.
Më e lehtë që Interi të eliminojë Bajernin në Champions apo që Italia të eliminojë Gjermaninë nga Liga e Kombeve?
Kombëtaret janë të dyja të forta, por Gjermania ndoshta është pak më e avantazhuar në kualitet. Në Champions mendoj se të dyja skuadrat kanë shanse për t’u kualifikuar