Grabitje afër “Albi Mall”, raportohet për të plagosur
Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në Prishtinë, në afërsi të qendrës “Albi Mall”.
Siç raporton Nacionale, dyshohet se një furgon që kryen bartje të parave është sulmuar dhe po ashtu dyshohet se ka të plagosur.