
Taravari viziton në Selanik pacientët e lënduar nga tragjedia në Koçan
Sot në orët e hershme të mëngjesit ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari së bashku me Ministrin për punë të jashtme Timço Mucunski dhe me Dr. Ilir Velën kanë vizuar në Selanik pacientët e shtruar pas tragjedisë në Koçan.
“Sapo dal nga spitali “G. Papanikolaou General Hospital” dhe Spitali Ushtarak në Selanik, të 5 pacientët që janë shtruar në këto spitale janë për momentin stabil.
Falenderoj kolegët tanë të Selanikut, popullin dhe qeverinë greke për përkushtimin dhe ndihmën e tyre!
Do ju mbajmë të informuar për pacientët e tjerë!”, tha Taravari./ ZYRTARE.net