Sejdiu: Kur ishte BDI-ja në pushtet përgjegjësia kërkohej tek të dobëtit ndërsa tani flet drejtësia
Sejdiu: Kur ishte BDI-ja në pushtet përgjegjësia kërkohej tek të dobëtit ndërsa tani flet drejtësia
Nënkryetari i Levzijes Besa, Blerim Sejdiu, duke komentuar hetimet mbi tragjedinë e ndodhur pak ditë më parë në Koçan.
Në këtë status, Sejdiu krahason mënyrën sesi janë trajtuar rastet tragjike të të kaluarave me tragjedi në “Besa Trans”, “Durmo Turs” dhe Spitalin Modular, duke theksuar pamungesën e përgjegjësisë për ata që kanë humbur jetën, ndërsa në pushtet ishte BDI.
Sipas Sejdiut, gjatë tragjedive të mëparshme, përgjegjësia për fatkeqësitë që derdheshin në rrugë iu hodh në mënyrë të lehtë tek individë të caktuar:
“Kur ndodhi tragjedia e “Besa Trans”, fajin ia hodhën shoferit. Kur ndodhi katastrofa me “Durmo Turs”, përsëri përgjegjës u shpall poashtu shoferi. Në Spitalin Modular, ku flakët morën jetë të pafajshme, përgjegjësia iu la një kablloje! Askush nuk u arrestua. Askush nuk u mbajt përgjegjës. Ata që humbën jetën, u harruan në hije, ndërsa fajtorët e vërtetë vazhduan sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
Por sot, pas tragjedisë në Koçan, ka të paktën 20 të arrestuar! Mes tyre, ish-kryetarë komunash, njerëz që më parë askush nuk do t’i kishte prekur. Ndryshimi është i qartë: kur BDI ishte në pushtet, faji binte mbi ata që nuk mund të mbroheshin—punëtorë, shoferë, kabllo—kurse tani ka përgjegjësi të vërtetë! Drejtësia më në fund po flet”, ka shkruar nënkryetari i BESËS, njëherit edhe kryetar i komunës së Zhelinës.