
Taravari: 10 pacientë lëshohen për mjekim në shtëpi, një në gjendje kritike në Turqi
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka njoftuar sot mbi gjendjen e pacientëve të lënduar nga tragjedia në Koçan. Sipas të dhënave të fundit, nga gjithsej 162 pacientë të trajtuar pas tragjedisë, 10 pacientë janë lëshuar për mjekim në shtëpi.
Ndërkohë, 57 pacientë vijojnë të marrin trajtim në klinikat brenda vendit. Lidhur me ata që janë transferuar jashtë shtetit për kujdes të specializuar, ministri konfirmoi se shumica e tyre janë në gjendje stabile, përveç një pacienti në Turqi, i cili është në gjendje më kritike.
Nga java e ardhshme ministri Taravari njoftoi se do të planifikohet edhe kthimi i pacientëve të tjerë në vend që po trajtohen në shtetet tjera. /Zyrtare.net