AA
Kreu i ASH-së, Arben Taravari, në konferencën për shtyp mbi situatën e pacientëve të lënduar në Koçan është pyetur edhe për zhvillimet e fundit politike.
Taravari konfirmoi se krerët e VLEN-it kanë mbajtur një mbledhje gjatë ditës së djeshme por se në momentin që do të ketë diçka konkrete, opinioni do të njoftohet.
“Po kishim mbrëmë takim me liderët e VLEN-it, ishte atmosferë konstruktive dhe natyrisht në momentin që do të kemi një vendim final, opinioni do të informohet”, tha Taravari.
Në lidhje me kanalet e komunikimit me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, Taravari theksoi se ai ka komunikim me të gjithë liderët e partive, përveç Ziadin Selës dhe Menduh Thaçit.
Sa i përket pozicionimit të kryetarit të komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, Taravari tha se ka zhvilluar disa takime me të por se vendimin final do duhet ta merr personalisht Shabani, se me cilin koalicion do të rreshtohet./Zyrtare.net/
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka uruar 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar
Nga data 4 nëntor 2020 deri më sot kanë kaluar 2049 ditë, një periudhë e gjatë pritjeje dhe mungese për
Nëntë persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni të gjerë kundër krimit të organizuar, të udhëhequr nga Prokuroria Speciale