
“Jo” Murinjos dhe Zidanit, Reali ka një tjetër alternativë nëse dështon Çabi Alonso
Planet e Real Madridit për të ardhmen varen nga rezultatet, me pozitën e Karlo Ançelotitt që lidhet me fitimin e La Ligas ose Ligës së Kampionëve. Sipas “Defensa Central”, nëse klubi ka besim të plotë tek italiani, ata gjithashtu po eksplorojnë alternativa të tjera në rast largimi të tij. Çabi Alonso është një kandidat i fortë për shkak të lidhjeve të tij me Madridin dhe punës që po bën tek Bajer Leverkuzeni.
Sidoqoftë, spanjolli dëshiron që e ardhmja e tij të vendoset para muajit maj, diçka që mund të mos përshtatet me planet e klubit.
“Defensa Central” ka raportuar se Julian Naglesmann është futur në mesin e kandidatëve të mundshëm për stolin madrilen. Stili i tij ofanziv i lojës dhe përvoja me lojtarët e rinj e bëjnë atë një opsion të përshtatshëm për ‘Los Blancos’.
Megjithatë, Nagelsmann ka kontratë deri në vitin 2028 me kombëtaren e Gjermanisë, duke i bërë negociatat të vështira. Për momentin Madridi është i qetë dhe me besim të plotë tek Ançelotti, por në rast se ky i fundit largohet, Nagelsmann tani po shihet si një mundësi e vërtetë.