
Dyshohet se viktima mbrëmë në Prishtinë ishte kalimtar rasti, dalin pamjet e para nga lokali ku u sulmua
Janë publikuar pamje nga lokali ku mbrëmë dy persona të armatosur e të maskuar, pas të shtënave me armë zjarri, lanë të vdekur një person dhe plagosën një tjetër.
Sipas raportimeve të fundit, 62-vjeçari që s’i bëri ballë plagëve, Naser Gashi, ishte kalimtar rasti.
Mjeku kujdestar i Emergjencës në QKUK, Agron Çitaku, bëri të ditur se i njëjti erdhi me plagë në gjoks dhe pothuajse pa shenja jete.