
Red Bull bën ndryshime, largon Lousonin dhe sjell Cunodën
Skuadra e “Red Bull”-it nuk janë të kënaqur me rezultatet në fillim të sezonit, andaj vendosën të bëjnë shpejt një ndryshim dhe çmimin e pagoi Liam Lauson, i cili do të zëvendësohet nga Juki Tsunoda.
“Red Bull” ka konfirmuar tashmë zëvendësimin dhe Tsunoda do të jetë partner Maks Verstapenit në garën pasardhëse që do të zhvillohet në Japoni, më 6 prill.
Lauson, nga ana tjetër, do të kthehet në ekipin e dytë të “Red Bull Rejsing Bulls” si shok skuadre me francez Isak Haxhar.