
“Jam krenare për Aldon” – Ana Veseli: Më mirë të shikoj një flirt në ekran se sa…
AA
“Unë e kam thënë disa herë që Aldo nuk është skuth dhe nuk e ka në natyrën e tij që…”
E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Ana Veseli, ish-bashkëshortja e Aldo Markut, banorit të “Big Brother VIP 4”.
Ajo ka folur më shumë për rrugëtimin e tij në këtë reality show, por dhe për marrëdhënien që ata kanë me njëri-tjetrin…
Si ka qenë kjo periudhë e “Big Brother” për ty, me hyrjen e Aldos aty?
Ka qenë një periudhë shumë e ngarkuar. Për mua, Aldo është një ndihmë shumë e madhe, ne e ndajmë kohën bashkë në rritjen e vajzës. Në këtë periudhë ai ka qenë jo prezent, por familjarët e mi më kanë ndihmuar shumë. Ka qenë një periudhë në të cilën unë nuk kisha kohë që të ndihesha e rënduar emocionalisht, sepse mungesa e Aldos i ka shkaktuar një mall të madh Akirës dhe duhet të isha më e fortë për të dhe ta merrja me sportivitet.
Të ka bërë krenare rrugëtimi i Aldos?
Unë them se po, edhe pse të tjerë kanë mendime të ndryshme. Kam qenë gjithmonë dhe vazhdoj të jem krenare për Aldon.
Aldon e kanë akuzuar në shtëpi si skuth, sa lidhen në përditshmëri këto akuza me të?
Patjetër që nuk lidhen. Unë e kam thënë disa herë që Aldo nuk është skuth dhe nuk e ka në natyrën e tij që të bëjë veprime të tilla. Mendoj se është ai presioni që ti je në një lojë dhe duhet të sillesh si në një lojë. Por nuk është i vetmi që i bën ato veprime.
Shumë e kanë quajtur si donzhuan me flirtet e tij me vajzat e shtëpisë, si e sheh ti?
Nuk është një akuzë e keqe. Më mirë do doja të shihja një flirt në ekran dhe energji të mirë, se sa të shihja Aldon që ofendon dhe debaton me femrat, siç bëjnë të tjerët.
Dua Lipa merr shtetësinë e Kosovës me dekret
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se sot, përmes një dekreti presidencial, i ka dhënë shtetësinë e
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për grabitje
Një 40-vjeçar është arrestuar në orët e para të kësaj së enjte në Prishtinë, nën dyshimin se kishte kryer veprën
Gjendet e mitura që u raportua e zhdukur
Policia ka njoftuar se një vajzë e mitur që ishte raportuar si e zhdukur më 26 korrik në Mitrovicë të