Arbana Osmani ngjall dyshime për rikthimin në televizion?!
Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, ka ndezur kuriozitetin e ndjekësve të saj me një postim të fundit në Instagram, duke lënë të kuptohet se mund të rikthehet shumë shpejt në ekran.
Ajo ka publikuar një listë me fustane të përzgjedhura nga markat më të njohura të modës, duke e shoqëruar postimin me një mbishkrim domethënës: “Back to TV means back to cute dresses” (Rikthimi në TV do të thotë rikthim te fustanet e bukura).
Ky detaj ka mjaftuar për të ngjallur spekulime nëse Arbana po përgatitet për një projekt të ri televiziv.
Reagimet nga ndjekësit nuk kanë munguar, me shumë prej tyre që janë entuziazmuar nga ideja e një rikthimi të moderatores së dashur në ekran.
Nisma e PDK-së për Specialen, ky është qëndrimi
Aleanca ka deklaruar se mbështet çdo iniciativë ligjore dhe demokratike që synon vendosjen e drejtësisë në procesin gjyqësor ndaj krerëve
Djali i “Calit” për vendimin e Speciales: I
Studentët kanë dalë në protestë për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në Universitetin e Tetovës, fillon afati i tretë
Universiteti i Tetovës ka hapur afatin e tretë për regjistrimin e studentëve të rinj në ciklin e parë të studimeve