
Veprimi gjenial i Modriçit në stërvitje që mahniti bashkëlojtarët
Mediat spanjolle kanë lavdëruar vazhdimisht goditjen e Luka Modriçit me të jashtmen qoftë gjuajtje në portë apo asistime, si ai kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve të vitit 2022, pas së cilës gazeta spanjolle “Marca” bëri thirrje që të ngrihej një monument për nder të tij.
Prej kohësh ajo goditje është bërë markë e kapitenit të Real Madridit dhe kombëtares kroate. Ajo u përshkrua tashmë si një “lëvizje e gjenialitetit absolut” dhe këmbënguli që “këmbae djathtë i Modriçit duhet të vendoset menjëherë në muzeun e Realit”.
Modrić bëri të njëjtën goditje në një seancë stërvitore të fundit. Reali e ka theksuar këtë në rrjetet e tyre sociale, duke zbuluar golin që ka shënuar dhe reagimin e tij dhe bashkëlojtarëve pas tij. Ai e goditi topin me pjesën e jashtme të këmbës së djathtë nën traversë dhe e futi në rrjetë, të gjitha të shoqëruara me një britmë kënaqësie, përcjellë KosovaPress.
Modriç ka kontratë me Realin deri më 30 qershor dhe ende nuk dihet nëse do të vazhdohet edhe një herë bashkëpunimi mes klubit dhe legjendës. Në këtë sezon, ai tashmë luajti 45 ndeshje për klubin, shënoi katër dhe asistoi shtatë gola.
Ai është te Real Madridi që nga viti 2012. Ai është rekordmeni i klubit me 28 trofe dhe ka luajtur 580 ndeshje për klubin, duke shënuar 43 gola dhe duke dhënë 93 asistime.