Sa vite burg mund të dënohen të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë
Pas pamjeve të ndjeshme që u publikuan për 18 vjeçarin nga Podujeva që mbet i vdekur pas dhunës nga bashkëmoshtarët e tij, avokati Asdren Bytyqi ka thënë se dënimi maksimal me burgim prej 25 viteve ose dënim me burgim të përjetshëm në Kodin Penal, duhet të ndryshohet në dënim me burgim deri në 40 vjet ose dënim me burgim të përjetshëm për veprën penale të vrasjes.
Sipas tij në rastin konkret nëse vrasësit janë nen 18 vjeç, mund të dënohen deri në 10 vite burg
“Vrasja mizore e të riut në Podujevë, duhet të jetë mësimi i fundit për Qeverinë tonë se dënimi maksimal me burgim prej 25 viteve ose dënim me burgim të përjetshëm në Kodin Penal, duhet të ndryshohet në dënim me burgim deri në 40 vjet ose dënim me burgim të përjetshëm për veprën penale të vrasjes, pëndryshe ky vrasës pas 15 ose 20 viteve do të mund të kthehet në liri, pasi ky nëse e pranon fajësinë, do të dënohet nën 25 vjet. E nese vrasesi eshte nen 18 vjeç, vetëm deri në 10 vjet burgim mund të dënohet”, ka shkruar në rrjetin social Facebook, avokati Asdren Bytyqi./Zyrtare.net/