Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Koçoska: Jemi në komunikim të vazhdueshëm me SHBA-në për çështjen e tarifave
Maqedoni

Koçoska: Jemi në komunikim të vazhdueshëm me SHBA-në për çështjen e tarifave

April 8, 2025

AA

Ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski është në komunikim të vazhdueshëm me SHBA-në për çështjen e tarifave dhe presim një zgjidhje sa më të shpejtë, edhe pse efektet e drejtpërdrejta të vendosjes së tarifave amerikane nuk janë të mëdha si për eksport ashtu edhe për import, tha sot ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska.

“Jemi duke përgatitur ndryshime në Ligjin për tarifat doganore me të cilat mund t’i zvogëlojmë edhe në zero sepse efekti nuk do të jetë aspak i madh, pasi që të gjitha eksportet vitin e kaluar ishin pak mbi 100 milionë euro, që është shumë pak në krahasim me këmbimin me botën. Çdo ndryshim në tarifat doganore nuk do të ketë ndikim në buxhet. Ne mund t’ia ofrojmë këtë SHBA-së në këtë moment. Ky është gabim sepse edhe kur shikohen tarifat individuale nuk ka tarifë doganore prej 65 për qind në Republikën e Maqedonisë”, tha Dimitrieska Koçoska në pyetjen e gazetarit në konferencën e sotme për media në Qeveri.

Ajo theksoi se rrethanë rënduese është se nuk kemi marrëveshje për tregti të lirë me SHBA-në dhe shtoi se po punohet për të siguruar nënshkrimin e një marrëveshjeje të tillë.

“Besoj se në fund Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme do të ketë sukses që të nënshkruajë një marrëveshje të tillë, me nënshkrimin e së cilës do të kemi edhe ndryshime në tarifat doganore. Nëse dështojmë të nënshkruajmë një marrëveshje të tillë, do të shohim se çfarë do të bëjmë më pas. Nga ana jonë fillimisht do të ofrojmë ulje të tarifave doganore”, shtoi Koçoska.

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Albin Kurti e gjen zëvendësimin për Luan Dalipin, Blerim Sallahu

November 17, 2026
Kosovë

Tekstil, financa e gastronomi – Bizneset e të arrestuarve për

November 16, 2026
Kosovë

I pathyeshëm në prag të verdiktit – Deklarata e Thaçit

November 16, 2026
Maqedoni

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga

November 16, 2026
Kosovë

AUV ka tërhequr nga tregu një seri të qumështit VITA

November 16, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5189
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15511
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Ramizi nga Haraçina dhuron truallin në Gjermani për

Ramiz Tahiri nga fshati Haraçinë i Shkupit ka dhënë shembull pozitiv duke dhuruar tokën e tij 3.200 katrorë, që e

Maqedoni

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut do të ulen mesatarisht për 2,43 për qind, sipas

Maqedoni

Koçoska: Buxheti i vitit 2027 më i vështiri,

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, ka paralajmëruar se gjatë vitit 2027 shteti duhet të shlyejë 124,6 miliardë denarë borxhe, rreth

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.