Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Vazhdojnë aplikimet për mbështetje financiare prej 1.000 denarë në muaj për rrymë në RMV, afati është deri më 19 prill
Maqedoni

Vazhdojnë aplikimet për mbështetje financiare prej 1.000 denarë në muaj për rrymë në RMV, afati është deri më 19 prill

April 8, 2025

AA

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale njofton se është në rrjedh shpallja publike për mbështetje financiare për energjinë elektrike të konsumuar për vitin 2025, e dedikuar për qytetarët që bëjnë pjesë në kategorinë e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë.

Mbështetja financiare përmes uljes së faturës mujore të energjisë elektrike është 1.000 denarë në muaj dhe miratohet për 12 muaj, duke filluar nga dita e dorëzimit të aplikacionit. Regjistrimi zgjat 30 ditë nga data e publikimit të shpalljes (deri më 19 prill). Nga atje u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që plotësojnë kërkesat që të aplikojnë në kohë dhe të mos e humbin këtë mundësi për të ulur kostot e energjisë elektrike.

Të drejtë për mbështetje kanë: amvisëritë me një ose më shumë fëmijë me aftësi të veçanta, shfrytëzues të ndihmës së veçantë, me të ardhura totale neto në vitin 2024 nën kufijtë e përcaktuar (nga 42.000 deri në 80.000 denarë, sipas numrit të anëtarëve) dhe kujdestarët e personave, përfituesit e të cilëve nuk i tejkalojnë të ardhurat e kujdesit numri i anëtarëve në amvisëri (nga 42.000 deri në 160.000 denarë).

Nuk përfshihen nga kjo masë ata që tashmë marrin një kompensim në para për energji apo mbështetje financiare për të moshuarit.

Kërkesa për mbështetje financiare dorëzohet me formularin e plotësuar (Formulari 1 ose 2) dhe dokumentacionin shoqërues. Formularët janë të disponueshëm në arkivin e Ministrisë dhe në ueb faqen: www.ea.gov.mk.

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Albin Kurti e gjen zëvendësimin për Luan Dalipin, Blerim Sallahu

November 17, 2026
Kosovë

Tekstil, financa e gastronomi – Bizneset e të arrestuarve për

November 16, 2026
Kosovë

I pathyeshëm në prag të verdiktit – Deklarata e Thaçit

November 16, 2026
Maqedoni

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga

November 16, 2026
Kosovë

AUV ka tërhequr nga tregu një seri të qumështit VITA

November 16, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5189
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15511
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Ramizi nga Haraçina dhuron truallin në Gjermani për

Ramiz Tahiri nga fshati Haraçinë i Shkupit ka dhënë shembull pozitiv duke dhuruar tokën e tij 3.200 katrorë, që e

Maqedoni

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut do të ulen mesatarisht për 2,43 për qind, sipas

Maqedoni

Koçoska: Buxheti i vitit 2027 më i vështiri,

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, ka paralajmëruar se gjatë vitit 2027 shteti duhet të shlyejë 124,6 miliardë denarë borxhe, rreth

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.