Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 PDK refuzon votimin për kryeparlamentar, Lushtaku kërkon për kryeministër Bedri Hamzën
Kosovë

PDK refuzon votimin për kryeparlamentar, Lushtaku kërkon për kryeministër Bedri Hamzën

April 14, 2025

AA

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, pas regjistrimit zyrtar si deputet në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar se partia e tij nuk do të marrë pjesë në votimin për kryeparlamentarin, shkruan Insajderi.

“Nuk do të marrim pjesë në votim derisa nuk kemi një zgjidhje të qëndrueshme të Kosovës. Sigurisht që zgjidhja e qëndrueshme për Kosovën është zgjedhja e kryeministrit Bedri Hamza si udhëheqës i Republikës së Kosovës dhe me të besoj që do të krijohet stabiliteti edhe qëndrueshmëria në vend,” u shpreh Lushtaku për mediat.

I pyetur nëse kanë diskutuar me parti të tjera rreth një qëndrimi të përbashkët për të mos votuar as kryetarin e Kuvendit dhe as qeverinë, Lushtaku tha se nuk ka ende një marrëveshje konkrete.

“Sigurisht që ne i bëjmë thirrje që të ketë një qëndrueshmëri në premtimet që janë bërë, sidomos për mos dhënien e mundësisë së Kurtit 3 në Kosovë. Në këtë pjesë do të shihet nesër se si do të veprohet. Nuk ka asnjë dakordim konkret,” tha ai.

Në rast se PDK nuk arrin të formojë qeverinë, Lushtaku u pyet nëse partia do të tërhiqet nga pretendimi për postin e kryeministrit. Përgjigjja e tij ishte e qartë:

“Besoj që PDK e ka bërë të qartë se e ka pozitën që na ka besuar qytetari si mundësi e dytë për formimin e qeverisë. Andaj, besojmë që do të qëndrojmë në premtimet tona,” tha ai.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Kaltrina Zekolli dhe Basha u takuan me Kurtin në Prishtinë:

November 21, 2026
Kosovë

Ky është personi që gjet pa shenja jete në fermën

November 21, 2026
Kosovë

“Krejt punët në gjysmë po i leni”: Qytetarët ia mbushin

November 21, 2026
Kosovë

Pas shpalljes i pafajshëm në Hagë, Isni Kilajn e vizitojnë

November 21, 2026
Maqedoni

Çfarë ndodhi në orët e para të mëngjesit në unazën

November 21, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5232
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15582
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Kaltrina Zekolli dhe Basha u takuan me Kurtin

Gjatë vizitës së saj në Prishtinë, Kaltrina Zekolli Shaqiri, së bashku me ministrin e Transportit të Kosovës, Dimal Basha, zhvilloi

Kosovë

Ky është personi që gjet pa shenja jete

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Istog, ku një person është gjetur pa shenja jete në

Kosovë

“Krejt punët në gjysmë po i leni”: Qytetarët

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka marrë një varg komentesh kritike nga qytetarët, pas publikimit të një njoftimi për ndërtimin

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.