
Taravari publikon foto me deputetët: “Një kafe me deputetët e ASH-së…”
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka publikuar sot një fotografi ku shfaqet së bashku me deputetët e partisë së tij.
Në një postim në rrjetet sociale, Taravari shkruan shkurtimisht: “Një kafe me Deputetët e ASH-së…”, duke përcjellë një atmosferë të relaksuar dhe miqësore mes anëtarëve të grupit parlamentar.