
Ramadani: Bllokimi i këshillave komunale pengon realizimin e projekteve
“Këshillat komunal mund të bllokojnë realizimin e projekteve, ndoshta për një inat politik , duke abstenuar ose duke mos e votuar buxhetin, duke mos bërë rebalans dhe në disa raste duke arritur deri aty sa të shpërndahen vetëm e vetëm për të bllokuar proceset. Me këto mentalitete ballkanike, çdo këshilltar duhet të mendojë fillimisht për pasojat që ka kjo për qytetarin”, u shpreh në emisionin ‘Biznes Plus’, Haqim Ramadani, drejtor i Inspektoratit për Vetëqeverisje Lokale.