
Erald Kapri: Fushata jonë moderne, ndryshe nga partitë e vjetra
Kandidati i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, ishte në një bisedë në studion e News24 me gazetaren Megi Latifi. Kapri tregoi për fushatën ndryshe nga të tjerët, duke u takuar me njerëz të thjeshtë.
Sipas Kaprit, kontrasti me partitë e tjera është integriteti dhe lidershipi, duke përmendur Agron Shehajn si model të sipërmarrjes, që ia ka dalë vetë dhe kjo është pasqyruar edhe tek kandidatët.
“E jona është fushatë moderne, ndryshe nga partitë e vjetra. Fushatë e kuruar dhe e thjeshtë. Kemi mundur të flasim me shumë njerëz për të treguar se mund të bëjmë ndryshimin. Nga politika njerëzit presin të çojnë më shumë të ardhura në familjet e tyre dhe ne këtë gjë premtojmë