
Ali Ahmeti konfirmon për SP: Jam takuar tri herë me Taravarin
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është takuar së paku tre herë me Arben Taravarin.
Këtë informacion e ka konfirmuar për gazetën “Slloboden Pecat”, vet kreu i BDI-së.
“Po është e vërtetë se me kreun e Aleancës për Shqiptarë, Arben Taravari jam takuar tre herë”, i ka thënë Ahmeti gazetës Slloboden Peçat.
Për këto takime, javë më parë foli Ziadin Sela në Click Plus, për takimet e Taravarit me Ahmetin kanë folur shpesh edhe liderët e koalicionit VLEN, mirëpo të njëjtat gjithnjë i ka mohuar Arben Taravari.