Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Pritje madhështore për Agron Shehajn në Vlorë/ 10 deputetë të partisë Mundësia do bëjnë më shumë se 60 deputetë
Maqedoni

Pritje madhështore për Agron Shehajn në Vlorë/ 10 deputetë të partisë Mundësia do bëjnë më shumë se 60 deputetë

May 7, 2025

AA

Në një takim elektoral në Vlorë, kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, u prit me entuziazëm nga mbështetësit, ndërsa theksoi se partia që ai drejton është e vetmja forcë politike që qëndron jashtë sistemit të korruptuar.

Në një fjalim të fortë para qytetarëve të Vlorës, Agron Shehaj u shpreh me vendosmëri se 10 nga deputetët e partisë Mundësia do bëjnë më shumë se ç’do bëjnë 50-60 deputetë të tjerë në Parlamentin e ardhshëm.

Shehaj siguroi qytetarët se Partia Mundësia është forca e vetme që do të çojë në Kuvend shqiptarët e ndershëm që nuk mund të blihen.

“10 nga ne do bëjnë më shumë se ç’do bëjnë 50-60 deputetët e tjerë. Ajo që kam bërë unë në 8 vite në parlament nuk është asgjë në krahasim me atë që do bëjmë ne në parlamentin e ardhshëm. Për herë të parë, shqiptarë të ndershëm që duan t’ia dalin me punë të ndershme në këtë vend, do kenë përfaqësues që nuk do t’i shesin,” deklaroi Shehaj me tone të forta.

Shehaj iu drejtua kritikëve që e konsiderojnë votën për Partinë Mundësia të pavlefshme: “Ata që thonë se vota për Partinë Mundësia shkon dëm, e kanë tmerrësisht gabim. Ju jap fjalën që me ata dhjetëra deputetë që do kemi, nëse ne nuk bëjmë më shumë se gjithë opozita bashkë, ejani e më thoni në sy.”

Shehaj nuk ngurroi të komentojë edhe përpjekjet për të frikësuar mbështetësit e tij: “Na e bënë gogol në fillim, dhe do vazhdojnë të na e bëjnë gogol. Nuk e di nëse e thonë në gjithë Shqipërinë, por në Vlorë është e sigurt që e thonë. Por unë nuk kam asnjë dyshim që ne do ja dalim – dhe më shpejt nga sa mendoja.”

Ai theksoi se partia është e përgatitur për të mbrojtur çdo votë: “Për të gjithë ata që thonë se do na vjedhin votat – ne do jemi aty, mbi çdo tavolinë numërimi. Asnjë votë e Partisë Mundësia nuk do preket. Kemi mbi 1000 vëzhgues në gjithë Shqipërinë – jo vetëm në Tiranë, jo vetëm në Vlorë, jo vetëm në Shkodër, Durrës, Fier, Elbasan, por kudo.”

Në fund, Shehaj bëri thirrje për përfshirje masive: “Ju ftoj të bëheni pjesë e jona, të bëheni vëzhguesit tanë, për të mbrojtur votat tona, për të marrë fatin tuaj në dorë. Sepse ndryshimi do të vijë ditën që ne vendosim të mos presim më, por të veprojmë.”

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Adnan Alija zgjidhet Kryetar i Degës së Lidhjes Shqiptare në

November 21, 2026
Maqedoni

Ali Ahmeti ngre flamurin kombëtar në Zajaz

November 21, 2026
Maqedoni

Kaltrina Zekolli dhe Basha u takuan me Kurtin në Prishtinë:

November 21, 2026
Kosovë

Ky është personi që gjet pa shenja jete në fermën

November 21, 2026
Kosovë

“Krejt punët në gjysmë po i leni”: Qytetarët ia mbushin

November 21, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5232
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15584
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Adnan Alija zgjidhet Kryetar i Degës së Lidhjes

Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor në bastionin e Lidhjes Shqiptare, Degën e Gazi Babës ku me pjesëmarje madhështore u zgjodhën

Maqedoni

Ali Ahmeti ngre flamurin kombëtar në Zajaz

Një ditë para 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Ali Ahmeti ka ngritur flamurin kombëtar në Zajaz,

Maqedoni

Kaltrina Zekolli dhe Basha u takuan me Kurtin

Gjatë vizitës së saj në Prishtinë, Kaltrina Zekolli Shaqiri, së bashku me ministrin e Transportit të Kosovës, Dimal Basha, zhvilloi

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.