AA
Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi cilipo qëndron për vixzitë zyrtare në Romë, ka realizuar tajkim zyrtar me z.Lorenzo Fontana, Kryetar i Dhomës së poshtme të Parlamentit të Republikës së Italisë.
Gashi ka njoftuar në profilin e tij në Facebook se me Fontana kanë konfirmuar se marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve janë një bazë e fortë për partneritetin në kuadër të NATO-s, bashkëpunimin multilateral dhe përballimin e sfidave globale.
“U fokusuam në rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar si faktor kyç për realizimin e synimeve tona strategjike, me theks të veçantë në procesin e integrimit europian. Në këtë kontekst, e informova hollësisht për pengesat dhe shpreha mirënjohjen për përkrahjen e palëkundur të Italisë në rrugëtimin tonë drejt BE-së, përfshirë këtu miratimin e rezolutave nga Parlamenti Itlaian për mbështetje të procesit eurointegrues. U pajtuam që të thellojmë më tej bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët”, thuhet më tej në njoftimin e Gashit.
Me rastin e festës së madhe të krishterë të Ngjalljes së Krishtit – Pashkëve, Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova i dërgoi urimet
Sot moti do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë
Procesi i tenderimit për furnizimin me autobusë të rinj ka përfunduar të hënën, ndërsa autoritetet do të nisin së shpejti