Këngëtarit serb i’u konfiskua pasaporta, masa e kujdesit për aksidentin afër Tabanocës
Prokuroria e Kumanovës i shqiptoi masë për kujdes dhe përkohësisht ia morri pasaportën dhe dokumentet tjera muzikantit serb, Gjorgje David, i cili mori pjesë në aksidentin e rëndë të trafikut ku jetën humbi 46 vjeçarja nga Kumanova para pikës kufitare Tabanocë.
Në aksidentin që ndodhi pardje në autostradën Kumanovë – Tabanocë, dy kilometra larg pikës kufitare, rreth orës 20:00, kanë marrë pjesë tre vetura.
Siç kumtoi dje Prokuroria, sipas informacioneve të para, së pari aksident ka ndodhur mes dy automjeteve me targa vendase, për shkak se njëri prej automjeteve ka hyrë në autostradë në drejtim të palejuar. Pasi që gruaja ka dalë nga automjeti, atë e ka goditur vozitësi i cili ka drejtuar automjetin me targa serbe.(INA)