Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Më 31 maj dhe 11 qershor do të mbahet provimi shtetërorë për maturantët
Maqedoni

Më 31 maj dhe 11 qershor do të mbahet provimi shtetërorë për maturantët

May 26, 2025

AA

Më 31 maj dhe 11 qershor, Qendra Shtetërore e Provimeve do të organizojë provimin shtetërorë për maturantët. Provimi i parë është në gjuhën amtare dhe letërsi, si një provim obligative për të gjithë nxënësit, kështu që në gjuhën maqedonase në këtë provim do të përfshihen 9.969 nxënës, në gjuhën shqipe 4.339, në gjuhën turke 292 dhe 10 nxënës në gjuhën serbe. Alsat bisedoi me disa nga maturantërt e gjimnazit “Zef Lush Marku” në Shkup të cilët po bënin përgatitjet e fundit për këto provime.

“Mendoj që përgatitjet janë shumë të nevojshme për shkak se sado ekselent që të kesh qenë këto katër vite në gjimnaz duhet një rikujtim, një ripërsëritje. Ka detaje të cilat duhet të memorizohen, ka data, ka shkrimtarë dhe e bëjnë të pamundurën profesorët tonë që ta na përgadisin, sidomos kujdestarja ime Sadike Tahiri e cila këto katër vite ishte e mrekullueshme”, tha një maturante.

“Jeni njoftu edhe me pyetjet që kanë qenë viteve të kaluara? Përafërsisht po, bashkë me profesorët I kemi mësu, I kemi shqyrtu prej në internet, ka disa verzione nga testimet më të mëoparshme që kanë qenë, të viteve të kaluara. Mendoj të studioj teknologji ushqimore në lidhje me biologjinë dhe shkencat natyrore në universitetin “Nëna Terezë” në Shkup”, shtoi një maturant.

Paraprakisht, maturantët kaluan edhe dy provime interne në lëndët që ato kishin mundësi ti zgjedhin. Maturanti Endrit Hoxha kishte zgjedhur fizike dhe sociologji për provimet interne avarësisht që studimet nuk do ti vazhdoj në këto lëmi.

“Të ardhmen time e kam vendos për marketing dhe menaxhment, këto teste nuk janë baza e të ardhmes time, di¬çka tjetër jashtë këtyre testeve mirëpo kam pas dëshirë ta testoj vetën se çfarë kam mësuar gjatë këtyre katër viteve. I kemi pas testet e kaluara që kanë qenë, viteve të kaluara falë profesoreshave Sadike dhe Besforta, kemi arrit ti ushtrojmë të gjitha testet dhe të përgatetitemi për testine ardhës më 31 maj dhe gjatë muajit qershor”, tha një maturant.

Maturës shtetërore planifikohet t’i nënshtrohen 15 004 mijë nxënës, ndërsa edhe këtë vit interesimi më i madh është për gjuhën angleze 13 457, matematikë 1.246, gjuhë gjermane 73, 24 gjuhë frënge dhe 62 në estetikë. Në këto teste, 8.816 nxënës janë nga shkollat e mesme profesionale, 5.966 nga gjimnazet dhe 222 nga shkollat e arsimit artistik. Nxënësit që nuk do të arrijnë të kalojnë me sukses provimin në afatin e qershorit, do të mund të hyjnë në afatin e gushtit. Për realizimin e maturës shtetërore janë angazhuar 2 mijë testues.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Adnan Alija zgjidhet Kryetar i Degës së Lidhjes Shqiptare në

November 21, 2026
Maqedoni

Ali Ahmeti ngre flamurin kombëtar në Zajaz

November 21, 2026
Maqedoni

Kaltrina Zekolli dhe Basha u takuan me Kurtin në Prishtinë:

November 21, 2026
Kosovë

Ky është personi që gjet pa shenja jete në fermën

November 21, 2026
Kosovë

“Krejt punët në gjysmë po i leni”: Qytetarët ia mbushin

November 21, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5232
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15584
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Adnan Alija zgjidhet Kryetar i Degës së Lidhjes

Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor në bastionin e Lidhjes Shqiptare, Degën e Gazi Babës ku me pjesëmarje madhështore u zgjodhën

Maqedoni

Ali Ahmeti ngre flamurin kombëtar në Zajaz

Një ditë para 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Ali Ahmeti ka ngritur flamurin kombëtar në Zajaz,

Maqedoni

Kaltrina Zekolli dhe Basha u takuan me Kurtin

Gjatë vizitës së saj në Prishtinë, Kaltrina Zekolli Shaqiri, së bashku me ministrin e Transportit të Kosovës, Dimal Basha, zhvilloi

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.