
Andonovski merr pjesë në seancën e tretë të Këshillit Kombëtar për Eurointegrim
Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, mori pjesë në seancën e tretë të Këshillit Kombëtar për Eurointegrim, ku ishin të pranishëm deputetë, anëtarë të Këshillit, përfaqësues nga ambasadat dhe sektori civil.
Në fjalën e tij, Andonovski prezantoi përparimet e arritura brenda Agjendës së Reformave, duke përfshirë ligjet dhe politikat kyçe që janë në përputhje me standardet evropiane dhe që kontribuojnë në integrimin më të shpejtë të shoqërisë sonë drejt Bashkimit Evropian.
Ai theksoi ligjet që aktualisht ndodhen në procedurë qeveritare dhe që janë të harmonizuara me rregulloret dhe direktivat evropiane:
Ligji për Arkivën Elektronike
Ligji për Sigurinë Kibernetike
Ligji për Komunikimet Elektronike
Ligji për Identifikimin Elektronik
„Ne mbetemi të përkushtuar që ky proces të jetë transparent, gjithëpërfshirës dhe i orientuar drejt krijimit të një të ardhmeje evropiane për të gjithë qytetarët,” theksoi ministri Andonovski.