
Zeqirja Ibrahimi: Politikës përçarëse i vjen fundi, fitorja në tetor do të jetë edhe kundër enverizmit
Politika që ndërton suksesin mbi përçarjen e partive të tjera është shenjë e qartë e mungesës së ideologjisë, kauzës, programit dhe moralit politik. Kështu shprehet Zeqirja Ibrahimi në një reagim të fortë ndaj zhvillimeve të fundit në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Sipas tij, mendësia enveriste, e cila dikur manifestohej me eliminime fizike të kundërshtarëve, sot shfaqet përmes përçarjes dhe manipulimit politik. “Dikur ‘Enveri ynë’ i vriste realisht, ndërsa sot ‘Enveri ynë’ i vret duke i përçarë”, shkruan ai.
Ibrahimi sjell në vëmendje shembuj konkretë: në vitin 2018 ishte Lëvizja Besa që u godit, në 2022 AlternAtivA, ndërsa në vitet 2024 dhe 2025 viktimë e kësaj strategjie është bërë Aleanca për Shqiptarët.
Ai përmbyll me një mesazh të qartë: “Populli ka thënë ‘Mos ia bën gropën tjetrit, sepse mund të biesh vet!’ Kësaj politike përçarëse dhe ‘vrasëse’ po i vjen fundi.” Sipas tij, zgjedhjet lokale të tetorit do të jenë jo vetëm fitore elektorale, por edhe triumf ndaj enverizmit antishqiptar, të identifikuar me krimin dhe korrupsionin./ZYRTARE.net