Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 LSH Strugë: Fjalë shumë për “One Stop Shop”, në realitet kolona të gjata në Qafë Thanë
Maqedoni

LSH Strugë: Fjalë shumë për “One Stop Shop”, në realitet kolona të gjata në Qafë Thanë

August 10, 2026

AA

Këshilltari i Lidhjes Shqiptare në Strugë, Armend Reçi, ka kritikuar institucionet për situatën në pikën kufitare Qafë Thanë, duke e cilësuar pritjen e qytetarëve si “torturë të panevojshme dhe të pamëshirshme”.

MARKETING


Description of image

Përmes një reagimi, Reçi thotë se, pavarësisht deklaratave, marrëveshjeve dhe paralajmërimeve të vazhdueshme për zgjidhjen e problemeve në këtë pikë kufitare, në terren nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret.

“Qindra deklarata, nënshkrime marrëveshjesh, PR pa fund, premtime për zgjidhjen e problemit dhe foto për ‘One Stop Shop’ në prag të fillimit të sezonit, me qëllim largimin e presionit publik dhe krijimin e argumenteve se gjoja problemi po zgjidhet. Por në terren, asnjë hap konkret!”, shprehet Reçi.

Sipas tij, qytetarët vazhdojnë të përballen me pritje të gjata, radhë dhe kaos në kufi, ndërsa institucionet, siç pretendon ai, merren me “propagandë”.

“Qytetarët vazhdojnë të presin me orë të tëra në radhë, të përballen me kaos dhe të humbin kohën e tyre, ndërsa institucionet vazhdojnë me propagandën e tyre”, thuhet në reagim.

Reçi thekson se qytetarët nuk kanë nevojë për deklarata dhe fotografi, por për zgjidhje konkrete që do të mundësonin lëvizje më të shpejtë dhe më efikase në pikën kufitare.

“Nuk ka nevojë për PR, foto dhe deklarata. Ka nevojë për zgjidhje konkrete, që përmirësojnë dhe lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve!”, deklaron ai.

Në fund të reagimit, këshilltari i Lidhjes Shqiptare në Strugë e cilëson situatën në Qafë Thanë si “turp dhe skandal”.

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e

November 25, 2026
Kosovë

Bajrami ia kujton Kurtit premtimet e pambajtura: Për 6 vite

November 25, 2026
Maqedoni

Mickoski: Flamuri shqiptar do valoj për festën e 28 Nëntorit

November 25, 2026
Maqedoni

Gashi – Plenkoviq: U konfirmuan marrëdhëniet e afërta dhe miqësore

November 25, 2026
Kosovë

Ish-deputetë dhe mbështetës të VV-së: Kush janë 5 ambasadorët e

November 25, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5253
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15643
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë

Gjykata e Apelit sot ka hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga Ziadin Sela, duke konfirmuar vendimin e shkallës së parë

Maqedoni

Mickoski: Flamuri shqiptar do valoj për festën e

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, është shprehur i vetëdijshëm se më 28 Nëntor, flamuri shqiptar do të valojë

Maqedoni

Gashi – Plenkoviq: U konfirmuan marrëdhëniet e afërta

Gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Kroacisë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i shoqëruar

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.