
Arben Fetai nga Haraçina: “Dëgjojmë. Veprojmë. Vazhdojmë.”
Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka zhvilluar sot një vizitë në komunën e Haraçinës, ku u takua me qytetarë, struktura udhëheqëse dhe aktivistë të Aleancës për Shqiptarët. Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Fetai theksoi se Haraçina është një vend me “zemër të madhe”, ku ndihen thellë qëndresa dhe dashuria për kombin.
“Edhe këtu, strukturat udhëheqëse dhe aktivistët e sinqertë të ASH-së do të vazhdojnë me ne betejën për ndryshimin që VLEN”, shkroi Fetai, duke rikonfirmuar përkushtimin e tij dhe të partisë ndaj kauzës për ndryshime të vërteta në vend.
Sipas tij, dëgjimi i zërit të qytetarëve, veprimi konkret dhe vazhdimësia në angazhim janë shtyllat mbi të cilat ndërtohet politika e re që synon Aleanca për Shqiptarët në kuadër të platformës “VLEN”./ZYRTARE.net