
Azizi godet BDI-në dhe Taravarin: Furtuna e tyre nuk e lëkundi trungun e VLEN-it
VLEN zyrtarizoi sot Shtabin Qendror Zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme lokale, me Adnan Azizin në krye të tij.
Duke iu referuar zhvillimeve të fundit politike, Adnan Azizi i VLEN-it akuzoi kundërshtarët për përpjekje për destabilizim të brendshëm, duke theksuar se këto përpjekje nuk kanë pasur ndikim në strukturën e partisë.
“Sulmuan me furtuna, por trungu i VLEN-it nuk u lëkund. Luhatën vetëm disa degë të shartuara nga dora e fshehtë që synon shkatërrimin e shpresës sonë”, u shpreh Azizi me tone të forta. Ai shtoi se përkundër këtyre sulmeve, VLEN mbetet simbol i bashkimit dhe besimit politik.