
Pasi u emërua shef shtabi, Azizi: Një përgjegjësi e madhe dhe motivim drejt sukseseve të VLEN-it
Adnan Azizi ka shprehur mirënjohjen për besimin që kryesia e VLEN-it i ka dhënë për të udhëhequr Shtabin Qendror Zgjedhor, duke theksuar se kjo është një përgjegjësi e madhe.
“Ky besim më motivon më shumë se kurrë për të vazhduar rrugën e sukseseve të organizatës më të madhe politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut,” tha Azizi.
Ai theksoi dy shtyllat kryesore mbi të cilat mbështetet VLEN-i: përfaqësimin dinjitoz dhe ngritjen e moralit të shqiptarëve, si dhe luftën e pakompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, duke i cilësuar këto si virtyte dhe parime të politikanëve të së kaluarës.
“Vazhdojmë, sepse ja VLEN!” përfundoi Azizi me një mesazh plot entuziazëm dhe vendosmëri./ZYRTAR.net