
SPB Tetovë: 32 avancime të shqiptarëve dhe 5 punësime të reja gjatë periudhës 11-mujore nën udhëheqjen e Rijat Ali
Gjatë një periudhe 11-mujore, në kuadër të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë janë realizuar gjithsej 32 avancime dhe 5 punësime të reja në kuadro të stafit policor.
Sipas të dhënave zyrtare, avancimet dhe punësimet janë shpërndarë si më poshtë:
Në Tetovë: 18 avancime në pozita udhëheqëse dhe operative, përfshirë komandantë njësish, inspektorë kriminalistikë, kryeshefa dhe drejtues sektorësh, 3 punësime të reja në funksione të ndryshme.
Në Gostivar,14 avancime në nivele të ndryshme komanduese dhe operative, 2 punësime të reja.
Këto zhvillime janë realizuar në funksion të rritjes së efikasitetit të shërbimeve policore dhe përmirësimit të përfaqësimit të drejtë dhe të barabartë në kuadër të strukturave të sigurisë publike.
Nga SPB Tetovë njoftojnë se proceset e avancimit dhe punësimit janë zhvilluar në përputhje me kriteret ligjore dhe procedurat e brendshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme.