
Ziadin Sela takon strukturat në bastionin e ASH-së në komunën Vrapçishtit
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka zhvilluar një takim me anëtarët e partisë në fshatin Gradec të Komunës së Vrapçishtit, një bastion i rëndësishëm i kësaj force politike.
Sela theksoi se struktura e Aleancës jo vetëm që është e konsoliduar, por po forcohet dita-ditës, me radhë që po zmadhohen vazhdimisht. “Aleanca për Shqiptarët është shpresë dhe shtëpi për çdo shqiptar,” u shpreh Sela. /Zyrtare.net/