
Komuna Qendër do ta mbyllë lagjjen “Debar Mallo” për automjete nga e premtja deri të hënën
Lagjia Debar Maallo e Shkupit do të mbyllet për automjete nga e premtja në orën 18:00 deri të hënën në orën 06:00 të mëngjesit. Komuna Qendër ka përgatitur një zgjidhje për trafikun, sipas së cilës në Debar Maallo do të vendosen barriera për të ndaluar hyrjen e automjeteve dhe për të zgjidhur problemin me turmat e mëdha dhe makinat e parkuara kudo.
Zgjidhja e trafikut parashikon që në fazën e parë të vendosen barriera në katër hyrje të Debar Maallos, konkretisht në rrugët Orce Nikollov, Leninova dhe 29 Nëntori, si dhe në bulevardin Klimenti Ohrit. Do të lejohet hyrja vetëm për banorët e kësaj zone të komunës me karta të veçanta, ndërsa qytetarët do të mund të hyjnë, por nuk do të lejohen të qëndrojnë më shumë se 15 minuta. Në hyrje do të marrin një kartë dhe brenda 15 minutash duhet të largohen nga kjo zonë pa automjete. Nëse nuk dalin brenda 15 minutave, atëherë do të duhet të paguajnë, dhe çmimi do të jetë i lartë, planifikohet të jetë nga 3.000 deri në 6.000 denarë.
“Momentalisht gjatë fundjavave në Debar Maalla mbizotëron kaos. Nuk ka vend për parkim bëhen xhiro kot me automjete nëpër rrugë. Trafiku është plotësisht i bllokuar, ndërsa këmbësorët nuk kanë ku të ecin. Me këtë zgjidhje mendojmë se problemi do të zgjidhet. Nëse dikush ka nevojë reale, do të mund të hyjë dhe brenda 15 minutash të dalë. Presim që zgjidhja të miratohet nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga Qyteti i Shkupit, për të filluar me zbatimin e saj”, thonë për Sakamdakazam.mk nga Komuna Qendër.
Do të futet gjithashtu një regjim për lëvizjen e automjeteve që furnizojnë mallra. Kamionët e furnizuesve do të lejohen të hyjnë në Debar Maallo çdo ditë vetëm nga ora 7:00 deri në 9:00. Edhe për ta do të ketë gjoba nëse kapen duke kryer furnizim pas orës 9:00.
Nga Komuna konsiderojnë se nuk ka pengesa ligjore që kjo zgjidhje të futet në funksion.
“Edhe pse sipas Kushtetutës është e garantuar e drejta për lëvizje të lirë, ne me këtë zgjidhje nuk ndalojmë lëvizjen sepse kemi një afat kohor prej 15 minutash për hyrje dhe dalje, vetëm ndalojmë parkimin. Mendojmë se projekti do të jetë i shkëlqyer dhe më pas mund ta zgjerojmë atë drejt Parkut të Qytetit dhe pjesëve të tjera të Komunës”, shtojnë nga Komuna Qendër.