
Taravari: Vrapçishti shkon fitues drej tetorit
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka përcjellë një mesazh të qartë dhe të vendosur në prag të zgjedhjeve lokale të tetorit. Gjatë një takimi me strukturat partiake në Vrapçisht shef i shtabit zgjedhor u zgjodh prof. Bejtulla Kamberi, i cili do të udhëheqë fushatën e kandidatit për kryetar komune, Isen Shabani.
Taravari theksoi se kjo garë do të jetë momenti i së vërtetës për të gjitha forcat politike në vend.
“Fitorja do të vijë në tetor dhe atëherë do të shihet fuqia reale e secilit,” deklaroi Taravari, duke lënë të kuptohet se Aleanca është e bindur në mbështetjen që gëzon në terren.
Ai shtoi se përgatitjet janë në fazë të avancuar dhe se strukturat janë më të konsoliduara se kurrë më parë, duke theksuar se Aleanca për Shqiptarët hyn në këtë garë me program, vizion dhe përfaqësues të denjë për besimin qytetar.(INA)